Ministri Murati: Shteti nuk do t’i paguajë ata që mbajnë grevë - NACIONALE

Ministri Murati: Shteti nuk do t’i paguajë ata që mbajnë grevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, përmes një konference për shtyp, ka bërë të ditur se punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen.

“Si qeveri, nuk mendoj se so të duhej të kishte grevë, apo kërcënime e shantazh siç ka pasur çdo vit, ashtu që prindërit nuk janë të sigurt nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla apo jo”, ka deklaruar Murati.

Murati i lut mësimdhënësit që të kthehen në punë, ose në të kundërtën do të paguhen vetëm për tri ditët sa nuk do të jenë në grevë.

“Lutja ime është që të kthehen në punë stafi arsimor pasi nga kjo humbin nxënësit dhe vetë stafi arsimor, pasi nuk do të marrin pagën e plotë, pasi paguhen vetëm për ditët sa nuk do të jenë në grevë”, ka deklaruar Murati.

Sipas kërkesës së Thesarit që i ka bërë Zyrës së Financave në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, është kërkuar lista e punëtorëve grevistë, të cilët do të largohen nga lista e pagave për muajin gusht 2022.

Thesari u ka kërkuar që deri nesër në orën 14:00 t’u dërgohet lista e plotë e nëpunësve grevistë, të cilëve pritet t’u pezullohen pagat për këtë muaj.

Lajme të ngjashme