Ministri Mehaj: Në 18 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë më shumë - NACIONALE

Ministri Mehaj: Në 18 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë më shumë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se në këto 18 muaj janë angazhuar maksimalisht që ushtrinë ta avancojnë në nivelet më larta të kapaciteteve ushtarake, duke rekrutuar në vazhdimësi të rinj e të reja, të cilët i duhen më tepër atdheut se çdo vendi tjetër.

Mehaj ka shkruar në shkruar në llogarinë e tij në Facebook se në 18 muaj, kanë rekrutuar 1240 ushtarë më shumë, të rinj të gatshëm për të mbrojtur këto troje, e po punojnë në vazhdimësi drejt ngritjes së kuadrove profesionale duke shkolluar oficerë në akademitë më prestigjioze të botës.

“Janë realizuar qindra operacione dhe stërvitje të përbashkëta me forcat aleate, qindra kurse e trajnime individuale e kolektive me pjesëmarrjen e 3000 oficerëve, nënoficerëve, e ushtarëve tanë brenda e jashtë vendit. Në këto 18 muaj, përkrah ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministria e Mbrojtjes arriti të realizojë suksesshëm misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të FSK-së në Kuvajt”, ka shkruar ndër tjerash Mehaj.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme