Ministri Krasniqi denoncon rastin e keqtrajtimit të fëmijës që ndodhej afër Faton Pecit, s’e përmend fare kolegun - NACIONALE

Ministri Krasniqi denoncon rastin e keqtrajtimit të fëmijës që ndodhej afër Faton Pecit, s’e përmend fare kolegun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas publikimit të videos ku në prezencë të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, largohet dhunshëm një vajzë e mitur nga një kamarier në një lokal ku po qëndronte edhe ministri Peci.

Krasniqi shkruan në llogarinë e tij në Facebook se kjo ngjarje është shetësuese dhe papranueshme.

“Ngjarja e fundit e cila na shqetësoj të gjithë, ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsyje është shqetësuese dhe e papranueshme. Unë, angazhohem çdo dit që të luftohet dhe raportohet racizmi, sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë”, shkruan Krasniqi.

Mirërpo, Krasniqi nuk ka thënë asgjë në lidhje me prezencën e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, para të cilit e mitura u tërhoq zvarrë.

Lajme të ngjashme