Meta për kalimin e Doarsës në LDK: Largimet sporadike nuk ndikojnë në rënien e kredibilitetit të partisë - NACIONALE

Meta për kalimin e Doarsës në LDK: Largimet sporadike nuk ndikojnë në rënien e kredibilitetit të partisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i listës “Guxo”, Burim Meta, ka folur rreth aderimit të ish deputetës së tyre, Doarsa Kica, e cila raportohet se ka kaluar në LDK.

Ai për emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se nuk janë marrë me këtë çështje. Sipas tij ndonjë lëvizje sporadike e mundshme, nuk ka ndikuar në rënien e kredibilitetit të partisë dhe vlerave politike, që përfaqëson partia “Guxo”.

“Nuk jemi marrë me këtë çështje, as si strukturë as unë individualisht. Kemi qenë të angazhuar që sot të kemi një kuvend jashtëzakonisht madhështor dhe siç po e shihni e kemi realizuar qëllimin tonë. Natyrisht ndonjë lëvizje sporadike që po e përmendi ju, sic duket nuk ka ndikuar në rënien e kredibilitetit të partisë dhe vlerave politike që përfaqëson psrtia “Guxo”, ka thënë Meta.

Lajme të ngjashme