Mehaj takon komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, flasin për situatën e sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në takim është diskutuar rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë.
“Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm. Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje. Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë”, është thënë në njoftim.