Mehaj: Miratimi i Ligjit për policinë ushtarake të FSK-së, një hap drejt synimit tonë për anëtarësim në NATO - NACIONALE

Mehaj: Miratimi i Ligjit për policinë ushtarake të FSK-së, një hap drejt synimit tonë për anëtarësim në NATO

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar deputetët që i kanë dhënë mbështetje miratimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se ky Ligj, përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e kësaj komponentë si strukturë e specializuar e ushtrisë sonë.

‘’ Për herë të parë është hartuar dhe ka hyrë në fuqi Ligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që përcakton misionin, organizimin, autorizimet dhe detyrat e kësaj komponentë si strukturë e specializuar e ushtrisë sonë’’, ka thënë Mehaj

Mehaj ka thënë se ky Ligj është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së ushtarëve si dhe burimeve e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Si dhe është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme