Mal i Zi nënshkruan marrëveshjen me Kishën Serbe
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se Marrëveshja Themelore në mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, është nënshkruar të mërkurën...
Duhet kujtuar se qeveria e Malit të Zi pati dhënë dritën e gjelbër për këtë marrëveshje me 8 korrik. Sipas kësaj marrëveshje rregullohet marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse serbe.
Në bazë të kësaj marrëveshje shteti malazez obligohet karshi kësaj bashkësie fetare. Si për shembull, Kishës i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, mundësohet mësimi fetar në shkolla publike, etj.
Kjo marrëveshje ka shkaktuar shumë reagim, duke nxitur opozitën e Frontit Demokratik që të kërkojë dorëheqjen e Abazoviqit. Porse ky i fundit, i ka refuzuar këto kërkesa, duke pohuar se nuk do të ofrojë dorëheqjen.