Lushi pasi Guxo zgjodhi dy kryetarë: Vjosa Osmanit në detyrë si bashkë-kryetar i shtohet Prindon Sadriu - NACIONALE

Lushi pasi Guxo zgjodhi dy kryetarë: Vjosa Osmanit në detyrë si bashkë-kryetar i shtohet Prindon Sadriu

2 javë më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme u mbajt Kuvendi Zgjedhor i partisë “Guxo”, të themeluar nga bashkëpunëtorët e presidentes Vjosa Osmani Sadriu. Ata i zgjodhën dy kryetarë. Donika Gërvalla dhe Faton Peci janë kryetarët e zgjedhur të “Guxo”.

E për këtë ka reaguar analisti nga Amerika, Uk Lushi, i cili thotë se edhe shteti i Kosovës udhëheqet nga dy persona.

Lushi shkruan se Vjosa Osmani bashkëkryetar e ka edhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun.

Pas dhe sipas modelit kreativ të paparë të Listês Guxo tash në rend për bashkêkryesim me dy persona është shteti i Kosovës. Vjosa Osmanit në detyrë si bashkë-kryetar i shtohet Prindon Sadriu. Nuk thuhet kot që jemi sui generis.”, ka shkruar ai.

Ndryshe Guxo nga dita e enjte ka mbetur me një deputet më pak, pas kalimit të Doarsa Kica-Xhelili në LDK.

Lajme të ngjashme