Llugaliu për Mujën: Kurti po ia eliminon në mënyrë ma antidemokratike kandidatët për ta bërë kryetar të degës - NACIONALE

Llugaliu për Mujën: Kurti po ia eliminon në mënyrë ma antidemokratike kandidatët për ta bërë kryetar të degës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mbështetësi i Vetëvendosjes, Mentor Llugaliu, ka akuzuar deputetin e VV-së, Armend Muja, për disa dallavere që i ka bërë dhe po vazhdon t’i bëjë tash.

Llugaliu ka thënë se Muja është i akuzuar për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të akreditimeve të universiteteve private.

Më tej, sipas Llugaliut, deputeti Muja po elimion nga gara në mënyrë antidemokratike kadidatët e tjerë për kryetar të degës së VV-së në Mitrovicë.

“Ja nime jam dalë krejt prej binarëve, prej atyne binarëve të qiftit të këtij, binarëve të dallavereve, korrupsionit dhe nuhatjes së parave... Krejt dhe Drejt!”, ka thënë ai teksa ka publikuar një shkrimi të Mujës të viti 2016 ku barazonte Vetëvendosjen me Listën Serbe.

Shkrimi i plotë i Llugaliut:

Kqyrne vet, nuk po flas hiç se masanej po thoni jo ka deviju, jo ka dal prej binarëve...

Edhe nuk po kallxoj që u kanë i akuzum për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të akreditimeve të universiteteve private...

Edhe nuk po kallxoj qysh Albini e qoi "n'Haxh" e ja fshijti kiometrat e gjynaheve edhe e boni deputet.

Edhe nuk po kallxoj qysh po don me bo kryetar dege në Mitrovicë, duke ia eliminu në mënyren ma antidemokratike kundërshtarët...

Edhe nuk po kallxoj, nuk po kallxoj...

Uhhh qyqe, tu thanë nuk po kallxoj, gati kallxova krejt...

Ja nime jam dalë krejt prej binarëve, prej atyne binarëve të qiftit të këtij, binarëve të dallavereve, korrupsionit dhe nuhatjes së parave... Krejt dhe Drejt!

Lajme të ngjashme