LDK për ikjen e anesteziologëve: Shteti të veprojë, po shtohen listat e pritjes së pacientëve - NACIONALE

LDK për ikjen e anesteziologëve: Shteti të veprojë, po shtohen listat e pritjes së pacientëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, doktori Ekrem Lutfiu përmes një konference për media ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Hyseni ka përmendur ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK-ja e spitalet tjera publike.

Sipas onkologut Hyseni vendi rrezikon të mbetet pa anestezilog.

“Është kjo Qeveri që profesionistët shëndetësor vazhdon t’i trajtojë me lëmoshë, derisa janë mbi 120 profesionistë shëndetësor që e kanë lënë vendin, ndër ta 40 specializant. Shqetësuese mbetet edhe ikja e anesteziologëve pa të cilët nuk mund të funksionojë QKUK-ja. Në këtë rast kemi vetëm 48 anesteziolog në të gjithë QKUK-në. Që do të thotë se lista e pritjes së operacioneve do të zgjatet nëse vazhdon ikja e këtyre anestezilogëve”, ka deklaruar Hysëni i LDK-së.

E Nacionale, gjatë ditës së djeshme ka publikuar një shkrim ku analizohet pikërisht cështja e ikjes së anesteziologëve nga SHSKUK-ja.

QKUK është në alarm nga ikja e profesionistëve shëndetësor. Mjekë e infermierë kanë zgjedhur që ta braktisin këtë insitucion publik shëndetësor, për ta vazhduar punën në spitalet private apo edhe jashtë shtetit, shkruan Nacionale.com.

Trendit të ikjes së mjekëve ka kohë që u janë bashkuar anesteziologët. Nga Klinika e Anestezilogjisë së QKUK-së pritet të largohen tre anesteziolog.

Dafina Matoshi e Burhan Hadri janë dy anesteziologët të cilët së fundmi kanë hequr dorë nga puna në Klinikën e Anestezilogjisë së QKUK-së.

Pas tyre punën në këtë klinikë pritet ta lë edhe anesteziologjia Myzajene Kryeziu. Kështu po pohon drejtori i Klinikës, Gazmend Spahija.

Kështu po pohon drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë, Gazmend Spahija duke cilësuar se anesteziologjia e tretë ende nuk e ka bërë zyrtarë vendimin për largimin nga klinika.

“Më 26 shtator largohen, por për momentin janë në pushim vjetor. Anesteziologia tjetër ende nuk e ka nënshkruar vendimin zyrtar për dorëheqje, doktoresha Myzejene Kryeziu”, ka thënë Spahija.

Lajme të ngjashme