Latifi: Kuvendi nuk është shtëpi e deputetëve, ky vend ka nevojë për kurs të edukatës qytetare - NACIONALE

Latifi: Kuvendi nuk është shtëpi e deputetëve, ky vend ka nevojë për kurs të edukatës qytetare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, i tha Rrahman Jasharajt se “Unë jam këtu në shpinë time”.

Për këtë ka reaguar profesori i Filozofisë, Blerim Latifi duke thënë se kjo fjali, tregon qartë qysh shumë politikanë e zyrtarë në këtë vend i trajtojnë postet dhe institucionet publike.

Ai ka thënë se në këtë vend, ka nevojë për kurs të edukatës qytetare.

“Një deputet, në një sallë të Kuvendit, derisa po i bërtiste Rrahman Jasharajt, disa herë tha: "Unë jam ktu n'shpinë time".

Kjo fjali tregon qartë qysh shumë politikanë e zyrtarë në kët' vend i trajtojnë postet dhe institucionet publike. I trajtojnë si diçka që u përket atyre, si njëlloj prone, me të cilën mund të sillen siç ua do qejfi. Sepse kur je në shtëpinë tënde, ti sillesh bash qysh ta do qejfi, pa i dhënë llogari askujt. Kjo gjuhë është korruptive, në thelbin e saj. Dhe kur ballfaqohemi me raste të tilla na duhet të kujtojmë diçka krejtësisht elementare nga ajo që quhet edukatë demokratike: Kuvendi nuk është shtëpi e deputetëve, por institucion ku përmes tyre përfaqësohen qytetarët.

Sa shumë kanë nevojë njerëzit në këtë vend për kurset e edukatës qytetare. Të mëdhenj e të vegjël. Pa përjashtim”, ka shkruar Latifi.

Lajme të ngjashme