Latifi e fyen zv.ministrit Vokrri: Kemi të bëjmë me një hajvan, merret me propagandë talibanekse - NACIONALE

Latifi e fyen zv.ministrit Vokrri: Kemi të bëjmë me një hajvan, merret me propagandë talibanekse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Latifi, profesor i filozofisë dhe analist në T7, ka publikuar një shkrim, në të cilin merret me Arbër Vokrrin, zv.ministër i Administratës Publike.

Ndonëse nuk ia përmendi emrin, dukej ashiqare që Latifi po e komentonte një koment të Vokrrit në lidhje me Skënderbeun, për të cilën raportoi dje Nacionale.

Për më shumë, ai ka shkruar se “tipi paguhet prej taksave” për t’u marrë me punët e shtetit, duke aluduar në funksionin e Vokrrit në Qeverinë e Kosovës.

Latifi ka pasur gjuhë të ashpër në drejtim të Vokrrit, duke e fyer me termin “hajvan”.

“Tipi paguhet prej taksave të qytetarëve për t'u marrë me punët e shtetit, të cilat janë për faqe të zezë, ndërkaq ai merret me probleme të komplikuara të historiografisë dhe propagandë talibaneske. T'i thuash i papërgjegjshëm është pak. Jo, mendoj se kemi të bëjmë me një hajvan në kuptimin klasik të fjalës. Dhe pastaj çuditemi pse njerëzit e këtij vendi kanë bërë gati valixhet për të ikur një orë e më parë nga ky vend. Sepse si të mos ikësh kur në krye ke tipa që veç në Kabul i gjenë.” – shkroi Latifi.

* Gazeta Nacionale distancohet nga gjuha fyese dhe inkurajon një gjuhë liberale e pa sulme ad hominem.

Lajme të ngjashme