Lajmërohet shkelësi i Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit: Deputetët e opozitës po duan incidente fizike në seancën konstituive
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i cili e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës dhjetëra herë verën e kaluar dhe po vazhdon ta bëj prapë sivjet, është lajmëruar sot.
Ai ka harruar rolin e tij si kryesues dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ka deputetët të opozitës që duan incidente fizike në seancën konstituive të Kuvendit.
“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive. Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, ka shkruar Dehari.