Lajçak pas vizitës në Kosovë: Me Kurtin vazhdova bisedën e javës së kaluar, diskutova edhe me Bislimin - NACIONALE

Lajçak pas vizitës në Kosovë: Me Kurtin vazhdova bisedën e javës së kaluar, diskutova edhe me Bislimin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje rreth vizitës së paparalajmëruar që zhvilloi sot në Prishtinë.

Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se e vazhdoi bisedën e javës së kaluar me kryeministrin, Albin Kurti.

Ndërkaq, ai ka treguar se ka folur edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, në veçanti për lirinë e lëvizjes dhe energjinë.

“Sot në Prishtinë kam vazhduar bisedën e javës së kaluar me Kryeministrin Albin Kurti për rrugën përpara në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Shfrytëzova rastin të diskutojë për çështje aktuale me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin, në veçanti për lirinë e lëvizjes dhe energjinë”, ka thënë Lajçak.

Emisari evropian pas përfundimit të takimit, para mediave nuk tha shumë. Ai u shpreh se ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, dhe përgatitjet për takimin e radhës Kurti-Vuçiq.

Emisari Lajçak u shpreh se kishte mbetur i habitur kur kishte dëgjuar për “kornizë të re të dialogut” nga Vuçiqi, një paralajmërim i bërë të martën e kësaj jave në Asamblenë e Serbisë

Lajme të ngjashme