Laitifi: Kosovën po e vizitojnë pak politikanë të rëndësishëm, vizita e Cameron është një rreze shprese
Analisti politik, Blerim Latifi ka thënë se Kosovën çdo herë e më pak po e vizitojnë politikanë të rëndësishëm.
Kështu, ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vizita e sekretarit të Jashtëm, David Cameron është një shpresë për Kosovën.
“Qëndrimet e tij të shprehura gjatë kësaj vizite janë janë me vlera të mëdha për Kosovën, në këto kohë kur rendi botëror po lëkundet fort nga krizat e provokuara prej fuqive autoritariste dhe shteteve kliente të tyre.” – ka thënë ai tutje.
Postimi i plotë:
Kosovën përherë e më pak janë duke e vizituar politikanë e drejtues të rëndësishëm shtetesh. Vizita e David Cameron, shefit të politikës së jashtme të Britanisë së Madhe, është një rreze shprese në këtë dimër të vetmisë diplomatike të Kosovës. Qëndrimet e tij të shprehura gjatë kësaj vizite janë janë me vlera të mëdha për Kosovën, në këto kohë kur rendi botëror po lëkundet fort nga krizat e provokuara prej fuqive autoritariste dhe shteteve kliente të tyre.
Përfundimisht është ndjenjë e mirë kur ke në anën tënde një shtet si Britania e Madhe.