Kushtetuta, aktgjykimi dhe rregullorja: PDK ua sqaron qytetarëve se çfarë po ndodh me Kuvendin
Partia Demokratike e Kosovës ka sqaruar për qytetarët se çka thotë Kushtetuta, aktgjykimi i Kushtetueses dhe rregullorja në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend.
Në një shkrim të publikuar në llogarinë e partisë në rrjetin social Facebook, PDK ka thënë se ajo çfarë po ndodh është suspendim dhe goditje ndaj rendit kushtetues.
“Për ta sqaruar thjesht për qytetarët se çfarë po ndodh me Kuvendin:
1. Kushtetuta përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve.
2. Gjykata Kushtetuese e ka bërë edhe më të qartë: 30 ditët nuk janë vetëm afat për ta nisur procesin. Brenda këtij afati Kuvendi duhet të konstituohet.
3. Rregullorja e Kuvendit përcakton se, derisa të përfundojë seanca konstituive me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërprerjet nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë.
Afati 30-ditor ka kaluar pa u konstituuar Kuvendi. Tash po shpërfillet edhe rregulli 48-orësh”, thuhet në postim.
Shkrimi i plotë: