Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Ligjin e Pagave, Tahiri: Dështim pas dështimi, ku je nisë, o kryeministër
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht Ligjin e Pagave.
Tahiri përmes një postimi në facebook, rrëzimin e pjesërishëm të Ligjit të Pagave e ka vlerësuar si “dështim pas dështimi” të Qeverisë Kurti.
“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë!
Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit.
Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë”, ka shkruar Tahiri.