Kush është eurodeputeti francez që po qëndron në Kosovë e po fyen UÇK-në - NACIONALE

Kush është eurodeputeti francez që po qëndron në Kosovë e po fyen UÇK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Euro-deputeti Nicolas Bay, është francez. Ai po qëndron në një vizitë në Kosovë. Por këtë vizitë siq duket francezi po e shfrytëzon për të fyer UÇK-në, e për të nxitru serbët e veriut për “rezistencë”.

Kush është Bay?

Ai është një deputet i Parlamentit të Evropës, i cili më së shumëti njihet për qëndrimet e tij konservatore. Anëtar i të djathtës ekstreme, e një i krishterë i “përbetuar”.

Në vitin 1998, ai themeloi Shoqatën e Veprimit të Rinisë së Krishterë (AJAC), një lëvizje që kundërshtoi eutanazinë.

Ai kundërshtoi edhe ligjin për martesa të gjinisë së njejtë, në Francë.

Ka marrë pjesë në protestat kundër ligjit të martesës së të njëjtit seks në 2013.

Nga partia ku bënte pjesë paraprakisht këshilli i partisë e larguan, përshkak se mbante kontakte të afërta me ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen.

Ai është një Euroskeptik, gjithashtu.

Si anëtar i tubimit kombëtar euroskeptik, ai mbrojti me vendosmëri vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për Brexit.

Ai gjithashtu njihet për deklaratën "Të gjithë terroristët janë emigrant" , duke iu referuar sulmeve terroriste në Francë gjatë vitit 2017

Çfarë po bën në Kosovë?

Ai ka provokuar fillimisht me një video nga Ura e Ibrit ku ka përdorur gjuhë raciste ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e të njëjtën gjuhë e ka vazhduar edhe sot.

Bay ka shkruar nëpër rrjete sociale se në Kosovë janë vrarë e zhdukur mijëra civilë.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, thuhet në një nga postimet e tij.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në një tjetër postim dje.

Gjuhën e njëjtë, eurodeputeti francez Bay e ka vazhduar edhe sot gjatë disa takimeve me serbët e Kosovës.

“Ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, qindra civilë serbë të Kosovës u rrëmbyen, u vranë dhe u lanë në varreza masive nga milicitë terroriste të UÇK-së. Në kujtim të të zhdukurve dhe në mbështetje të familjeve të viktimave, Negovan Mavric udhëheq luftën kundër harresës”, ka shkruar në Facebook dhe ka postuar foto nga veriu i Kosovës.

Lajme të ngjashme