Kusari-Lila për përjashtimin e Abazit: Është formalizu diçka që ai e ka kry vetë - NACIONALE

Kusari-Lila për përjashtimin e Abazit: Është formalizu diçka që ai e ka kry vetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi.

Ajo ka thënë se Grupi Parlamentar i VV-së vetëm e ka formalizu veprimin që deputeti Abazi e ka kryer vetë.

Deputetja e VV-së ka thënë se Abazi edhe publikisht ka deklaruar se i ka ndarë rrugët me Albin Kurtin.

Në komunikimin që është bërë, vetëm është formalizu diçka që z. Abazi e ka kry vetë. Domethënë ai vetë është deklaru që i ka nda rrugët me kryeministrin. Ne vetëm e kemi kry pjesën formale, si grup e kemi vendos dhe e kemi dorëzuar në Kuvend një letër…Ka deklaru publikisht që i kemi nda rrugët me Albin Kurtin dhe këtu është fundi i bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kusari-Lila në “Blic Intervieë”.

Sipas saj, nuk mund të jetë dikush pjesë e grupit parlamentar që flet në atë mënyrë.

Disa herë ka ardh kërkesa që ne duhet të marrim një vendim sepse nuk mund të jetë ai pjesë e Grupit dhe të flet ashtu kundër grupit.. Kur e kemi vendos si diskutim në grup parlamentar, asnjë kundër s’ka qenë. 34 deputetë kanë qenë prezentë, kur e kemi thënë a të procedojmë me letrën për largimin e tij, krejt kanë qenë për”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme