Kusari – Lila gëzohet që disa shkolla po fillojnë mësimin: Arsyet për vazhdim të grevës po humbin - NACIONALE

Kusari – Lila gëzohet që disa shkolla po fillojnë mësimin: Arsyet për vazhdim të grevës po humbin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar pas raportimeve se në disa shkolla, mësimi pritet që të fillojë nesër.

Kusari – Lila përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se arsyet për vazhdimin e grevës po humbin.

“I përgëzoj mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët kuptuan drejtë procesin e dialogimit social dhe vendosën të fillojnë mësimin që nesër me orar të plotë, duke ju kthyer fëmijëve të drejtën që ju takon. Gëzimi dhe entuziazmi i fëmijëve që nesër fillojnë shkollën veç se do të rrisë dëshirën dhe ngritë vetëdijen edhe tek ata që hezitojnë të rifillojnë shkollën”, ka thënë ajo.

Postim i plotë i Kusari – Lilës:

E drejta për grevë është e drejtë e rregulluar me ligj në Kosovë. Kjo e drejtë jo vetëm që garantohet, por edhe ekzistojnë mekanizma ligjor për mbarëvajtjen e saj. Secili punëmarrës ka të drejtë të kërkojë kushtet dhe të drejtat që i cenohen nga punëdhënësi.

Gjithashtu, e drejta për shkollim është e drejtë elementare e garantuar me kushtetutë dhe ligj si dhe ekzistojnë sanksione për ata që nuk e respektojnë ligjin!

Përderisa u sqaruan Qeveria dhe Sindikata, për grevat në përgjithësi dhe ato në arsim në veçanti, arsyet për vazhdim të grevës dhe cenimin e të drejtës elementare të nxënësve po humbin.

I përgëzoj mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme, të cilët kuptuan drejtë procesin e dialogimit social dhe vendosën të fillojnë mësimin që nesër me orar të plotë, duke ju kthyer fëmijëve të drejtën që ju takon.

Gëzimi dhe entuziazmi i fëmijëve që nesër fillojnë shkollën veç se do të rrisë dëshirën dhe ngritë vetëdijen edhe tek ata që hezitojnë të rifillojnë shkollën.

Punë dhe mësim të mbarë shkollave në mbarë Kosovën që fillojnë nesër dhe uroj të gjitha tjerat të bashkangjiten në rrugën e dijes dhe arsimit!

Lajme të ngjashme