Kurti vazhdon avazin e vjetër: Shënuam rritje ekonomike prej 10%, po e luftojmë korrupsionin e krimin - NACIONALE

Kurti vazhdon avazin e vjetër: Shënuam rritje ekonomike prej 10%, po e luftojmë korrupsionin e krimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës sot ka organizuar një aktivitet për nderë të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet ka marrur pjesë Kryeministri Kurti, i cili gjatë fjalimit të ti nuk përmendi punën e cila shtë bërë ndër vitë, por vetëm kohë sa ai është në qeverisje.

Kurti, tha se Kosova është shteti më demokratik në rajon, pasi që vitëve të fundit ka filluar luftimin e korrupsionit.

“Para 10 vitesh Republika e Kosovës kishte vetëm katër vjet pavarësi. Pas 10 vitesh, Republika e Kosovës është më e fortë dhe jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përmirësuar për 17 vende në Transparency International dhe në Indeksin e përceptimit të korrupsionit”, tha Kurti.

Ai tregoj shifrat se sa përsona janë arrestuar duke përfshirë edhe zyrtarë publik si dhe perqindjën e rritjës së ekonimisë, pa e permendur fare inflacionin që ka ndodhur muajve të fundit.

“Mbi 2 mijë persona janë arrestuar, përfshirë 300 zyrtarë publikë. Kemi zhbërë 74 grupe kriminale dhe kemi konfiskuar 1.5 ton narkotikë. Pra përparimi jonë drejt ligjit është duke vazhduar.Vitin e kaluar 10 për qind kemi bërë përparim në ekonomi dhe për herë të parë eksportet tona pritet që t’i tejkalojnë 1 miliard euro”, tha Kurti.

Ndërsa në anën tjetër Ish-shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith, në fjalën e tij, tha se kishte menduar që kjo datë ishte harruar nga institucionet kosovare.

“Mendoj se është në rrugës që të reflektojë siç kam bërë para disa vitesh në lidhje me pavarësinë e mbikëqyrjes. A ka qenë momenti kur ishte një ndjenjë qetësie që ndjehej nga lidershipi dhe populli kosovar. Në vitin 2008, pas shumë vitesh, presidenti Ahtisari rekomandoi që Kosovës t’i jepej pavarësia. Plani parashihte një plan të shkurtër mbikëqyrje, i cili ishte miratuar në Kuvend”, tha Fatih.

Lajme të ngjashme