Kurti uron kryetarin e ri të Ulqinit, Genc Nimanbegu - NACIONALE

Kurti uron kryetarin e ri të Ulqinit, Genc Nimanbegu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryetarin e ri të Ulqinit, Genc Nimanbegu.

Kurti ka thënë se Ulqini ka zgjedhur kryetarin e ri për ta drejtuar drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist!” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij:

Urim për kryetarin e ri të Ulqinit, z. Genci Nimanbegu

Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi. Ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme.

Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist!

Gëzuar për suksesin tuaj të merituar z. Nimanbegu.

Lajme të ngjashme