Kurti tregon se kush mund ta bëjë statutin për Vetëmenaxhimin, përmend Goran Rakiqin - NACIONALE

Kurti tregon se kush mund ta bëjë statutin për Vetëmenaxhimin, përmend Goran Rakiqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka folur në lidhje me pikën e Vetëmenaxhimit të përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit.

I pyetur në “Debat Plus” se kush do ta shkruajë statutin për Vetëmenaxhim, Kurti ka treguar përbërjen e ekipit të mundshëm.

“Duhet të dihet mirë statusi i ekipit menaxhues, para se të draftojnë statute për vetëmenaxhim. Ekipi përbëhet nga gjashtë veta, janë emëruar në shtatorin e vitit 2020 dhe vendimin e ka marrë ish zv-kryeministri Goran Rakiq nga Lista Serbe, e cila dha dorëheqja nga qeveria ime,"- ka thënë Kurti, duke shtuar se në këtë ekip janë,“dy serbë nga veriu, dy serbë nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal.”

Më tej Kurti ka treguar se ky ekip do të duhej ta bëjë statutin për Asociacionin.

“Në bazë të marrëveshjes së 2015 ky ekip menaxhues do duhet ta draftojë statutin e Asociacioni. Nuk e di saktësisht kush është në përbërje, por është evidente që duhet të dihet statusi i ekipit,”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme