Kurti takon ambasadorin e Minxhozi, flasin për përgatitjet e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë - NACIONALE

Kurti takon ambasadorin e Minxhozi, flasin për përgatitjet e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në fokus të bisedimeve ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

“Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, në takim u theksua bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovë.

Lajme të ngjashme