Kurti përsëri çuditë me deklaratën e tij: Njerëzit po paguajnë taksa sepse e dinë se kjo qeveri nuk është e korruptuar - NACIONALE

Kurti përsëri çuditë me deklaratën e tij: Njerëzit po paguajnë taksa sepse e dinë se kjo qeveri nuk është e korruptuar

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin gjerman ‘Welt’, ka ripërsëritur deklaratën e tij të famshme të kohëve të fundit se “Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë përsëri më shumë taksa sepse e dinë se kjo qeveri nuk është e korruptuar”

E kjo, sipas Kurtit, po rezulton që të rriten të ardhurat tatimore falë besnikërisë së qytetarëve ndaj qeverisë së vendit.

“Të ardhurat tatimore së fundmi janë rritur me 34 për qind pa ndryshuar politikën fiskale. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë përsëri më shumë taksa sepse e dinë se kjo qeveri nuk është e korruptuar. I inkurajoj të gjitha kompanitë evropiane që të investojnë në Kosovë. Kemi parqe teknologjike si në Prizren, rritje të lartë të eksporteve dhe një fuqi punëtore të re dhe të trajnuar mirë.” – ka thënë Kurti.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për nevojën e investimeve të huaja direkte dhe vendeve të reja të punës për të rinjtë.

"Ne kemi nevojë për investime të huaja direkte dhe vende të reja pune, veçanërisht për të rinjtë" - ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme