Kurti nuk ofron zgjidhje: Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm - NACIONALE

Kurti nuk ofron zgjidhje: Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshmë të Vetëvendosjes, ka folur edhe për rritjen e çmimeve duke thënë se kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm ekonimik.

Ai ka thënë se Kosova është ndër vendet me shfirat më të ulta krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane edhe pse kjo nuk qëndron pasi inflacioni i Kosovës është më i lartë me 14.2 për qind.

Me inflacionin jemi ndër vendet me shifrat më të ulëta, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane, sa i përket mbështetjes ekonomike që po i japim sektorit të energjisë, sipas ‘Financial Times’, Kosova është vendi i katërt në Evropë. Kjo mbështje është në disa forma. Çmimet po rriten, është mirë të kursejmë. Pra jo pesimizëm, por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ekonomikisht do të afrohen më shumë me Shqipërinë dhe se ata që shfrytëzojnë krizën do të hasin në vëshitrësi.

Jemi ekonomi e vogël, por jemi mësuar me vështirësi. Do t’ia dalim duke ndihmuar njëri-tjetrin. Qeveria do të angazhohet për të zbutur dhimbjen ekonomike që do të ndjejë pjesën më të ndjeshme të shoqërisë. Do të ketë vazhdimisht qasje zhvillimore për të ofruar investime të huaja direkte. Në aspektin gjeopolitik e gjeoekonomik, do të jemi me kahje atlantiste e europianiste. Korrupsioni te ne nuk ka vend. Aktorët që tentojnë ta shfrytëzojnë krizën, do të hasin në vështirësi. Do të afrohemi ekonomikisht me Shqipërinë. Politikat tona socialenuk maten nga tekat e askujt. Pakoja e ringjalljes ka arritur në 7 për qind të brutoproduktit vendor. Jemi Qeveria që ka ndërmarrë më së shumti politika sociale, më shumë se secila qeveri tjetër”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme