Kryeziu: Qeveria dhe opozita duhet ta nxjerrin Kosovën nga pozita defensive në dialog - NACIONALE

Kryeziu: Qeveria dhe opozita duhet ta nxjerrin Kosovën nga pozita defensive në dialog

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që ta hartojnë një strategji për nxjerrjen e Kosovës nga pozita defanzive në procesin e dialogut në Bruksel.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ky pozicion ka filluar me qeveritë pararendëse, ndërsa më se shumti është duke kontribuar qeveria aktuale.

Qeveria, por dhe partitë politike e institucionet tjera relevante, duhet të ndjekin një strategji e cila e nxjerr Kosovën nga pozita defensive, pozitë e cila është filluar me qeveritë pararendëse, e së cilës është duke i kontribuar dhe më shumë qeveria aktuale. Kryeministri nuk duhet të tregohet mospërfillës ndaj nevojave, urgjencës dhe impaktit që ka ky proces. Ai duhet të demonstrojë përkushtim dhe fuqi e lidership, që kërkohen në procese si pajtimi dhe arritja e normalizimit të marrëdhënieve mes dy popujve që kanë dalë nga lufta. Sjellja “tërhiqe e mos e këput” nuk është as e favorshme e as e duhura për Kosovën. Qeveria, por edhe partitë politike duhet të kenë orientim dhe strategji për përmbylljen e dialogut, daljes nga ky proces apo ndryshimit të formatit të tij. Veç fotografitë dhe pjesëmarrja në tryezën e dialogut të Brukselit nuk janë të mjaftueshme e as të mençura për Kosovën”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të ngjashme