Kryetari i Preshevës: Bislimi e Nagavci nuk kërkuan të takohen me mua - NACIONALE

Kryetari i Preshevës: Bislimi e Nagavci nuk kërkuan të takohen me mua

3 javë më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po qëndrojnë sot në Luginën e Preshevës.

Të njejtit nuk do të takohen edhe me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi. Kjo pasi që ata nuk kanë kërkuar takim me të.

Kryetari në një prononcim për gazetën Express, tha se ka disa arsye që nuk do të zhvillohet ky takim.

“Nuk do të takohem me ta. E kanë injoruar Komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsye tjetër janë politikat e LVV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe për shkak të kritikave të cilat i jap në kuadër të politikave të saj në dialog. I shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, ka thënë Arifi.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria Kurti nuk i ka transferuar 2 milionë eurot e premtuara për Luginën e Preshevës.

Lajme të ngjashme