Kryeministri i Kosovës shkruan për fitoren e BNE-së: Shkëlqyen ndaj ekipit brazilian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar ta ndjek skuadrën kosovare, Bad News Eagles që po zhvillojnë gara në turneun më të madh në botë, Rio Major 2022.
Kurti ka shkruar për fitoren bindëse të BNE-së ndaj ekipit brazilian "00Nation".
"Bad News Eagles, ama Bad News vetëm për kundërshtarët. Pas suksesit në Majorin e fundit në Antwerp dhe kualifikimit tani në Rio de Janiero, sot filluan garën e tyre të parë, ku shkëlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation. Suksese në garën tjetër sonte!", shkroi ai.
BNE do ta zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër ditën e sotme, por që ende orari nuk është caktuar.