Krasniqi në Hardh Fest: Krenar që si ministër i Bujqësisë e mbështeta këtë festival - NACIONALE

Krasniqi në Hardh Fest: Krenar që si ministër i Bujqësisë e mbështeta këtë festival

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka qëndruar në Rahovec, në kuadër të ‘’Hardh Fest’’, ku është takuar me qytetarë deh vreshtarë të shumtë.

“Ishte kënaqësi të takoj njerëzit e vyer të kësaj komune që kishin ekspozuar produktet e tyre cilësore, të vizitoj bodrumin e një prej prodhuesve të shquar të verës në Ballkan - Stone Castle, si dhe të qëndroj në shoqërinë e miqve e dashamirëve, e të bashkëbisedoj me qytetarë të shumtë nga e tërë Kosova’’, ka deklaruar ai.

Kryetari i PDK-së, njeherashi edhe ish-ministër i Bujqësisë, ka thënë se ndihët krenarë që ka përkrahur ketë festival gjatë kohës sa ishte ministër i Bujqësisë.

“Jam krenar që si Ministër i Bujqësisë e kam mbështetur krijimin e këtij festivali në vitin 2015, sepse Hardh Fest e ka kthyer vëmendjen kah qyteti i Rahovecit, duke u shndërruar çdo shtator në pikëtakim për dashamirët e rrushit, verës dhe muzikës nga Kosova dhe përtej’’, tha Krasniqi.

Hardh Fest, është festival i rrushit i cili mbahet çdo vit në Rahovec, për të paralajmëruar vjeljen e rrushit, si dhe për të promovuar produktet e rrushit nga vreshtarët.

Lajme të ngjashme