Kosovë: Tre persona raportohen të zhdukur
Dy burra dhe një grua janë raportuar nga familjarët e tyre si të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit të PK-së, një person i zhdukur është raportuar në Prishtinë, Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë.
Raporti i plotë:
PERSON I ZHDUKUR
Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.
Podujevë 17.02.2024 - 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
Fushë Kosovë 15.02.2024 - 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.