Kosova s’njihet si shtet në organizimin ku mori pjesë shefi i Zyrës së BE-së, ky s’ka koment - NACIONALE

Kosova s’njihet si shtet në organizimin ku mori pjesë shefi i Zyrës së BE-së, ky s’ka koment

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sot ka marrë pjesë në një organizim të Qendrës Kulturore Serbe në Prishtinë.

Szunyog, siç raporton Klan Kosova, u ftua që të mësojë më shumë për kulturën e traditat e serbëve të Kosovës.

Aty, u përdor termi “Kosova e Metohija”, pra shteti kosovar s’u cilësua si shtet i pavarur.

Sidoqoftë, këtë ka refuzuar që ta komentojë ambasadori i BE-së në Kosovë.

“Unë mora ftesën për këtë ngjarje isha i interesuar të shoh këtë pjesë të kulturës, nuk dua të komentoj çështje politike. Atë që pashë këtu më pëlqeu”, tha Tomas Szunyog.

Lajme të ngjashme