Konjufcës i del një video: "Mësuesi që ta ka lënë 2-sh të ka pru deri në Parlament" - NACIONALE

Konjufcës i del një video: "Mësuesi që ta ka lënë 2-sh të ka pru deri në Parlament"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është rikthyer në skenë një prej videove të kryeparlamentarit aktual, Glauk Konjufca.

Dhe kjo po ndodh pikërisht në ditën kur Gazeta Nacionale mori dhenë në rrjetet sociale, pasi publikoi notat e shkollës së mesme të deputetit Dimal Basha.

Këtij të fundit iu postua një dëftesë në të cilën shihej se përveç notave tjera të dobëta, kishte marrë edhe një njësh (1-sh) në lëndën e Biologjisë, e që më pas e kishte bërë 'dysh' (2-sh) duke marrë pjesë në riprovim.

Nuk dihet saktësisht se cilit deputet po i thoshte, por Konjufca po shprehej në një mënyrë mjaft interesante që gjen rezonancë sot kur iu publikuan notat e dobëta deputetit Dimal Basha.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme