Komuna e Kamenicës mbjelli 3 hektarë grurë, "i duhen" për nevoja të Kuzhinës Popullore - NACIONALE

Komuna e Kamenicës mbjelli 3 hektarë grurë, "i duhen" për nevoja të Kuzhinës Popullore

2 javë më parë

nga NACIONALE

Komuna e Kamenicës ka thënë se ka nisur korrjen e 3 hektarëve grurë të mbjellë në një tokë komunale për “nevoja të Kuzhinës Popullore” të kësaj komune.

Në një postim në Facebook, thuhet se kështu prona komunale “është shfrytëzuar në interes të qytetarëve".

“Nga toka jonë për fëmijët tanë. Ky është qëllimi i këtij projekti – që toka komunale të prodhojë ushqim për ata që kanë më së shumti nevojë,”

“Ky projekt dëshmon se toka komunale mund të shfrytëzohet me përgjegjësi dhe të vihet në funksion të interesit publik. Është një cikël i plotë, ku toka mbillet, prodhimi përpunohet dhe përfitimi kthehet tek fëmijët tanë,”, citohet se ka thënë kryetari i kësaj komune.

Lajme të ngjashme