Kompania Frutex kërkesë KEDS-it: Të gatshëm të paguajmë 50 % më shtrenjtë rrymën, veç të mos kemi reduktime - NACIONALE

Kompania Frutex kërkesë KEDS-it: Të gatshëm të paguajmë 50 % më shtrenjtë rrymën, veç të mos kemi reduktime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi ka dalë me kërkesë publike për KEDS-in. Ai thotë se kjo kompani është e gatshme të paguj 50 % me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje.

Palushi thotë se si pasojë e kësaj, po rrezikohet seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.

“Për shkak të problemeve me furnizim me energji si pasojë e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm që të paguajmë 50 % me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasiqë ndërprejet e shumta përveq që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme.

Gjithashtu për shkak te mungesës së energjisë elektrike nuk mund të aktivizohet linja e përpunimit të frutave duke pamundësuar që të grumbullohen 4 milion kg mollë nga fermerët sa kemi paraparë për këte vit.

Kompania Frutex gjatë ditës do ta përgatis edhe kërkesën zyrtare për KEDS dhe shpresojmë të arrijmë në një marrëveshje”, ka shkruar Palushi.

Lajme të ngjashme