Kirgistani shpall gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar me Taxhikistanin - NACIONALE

Kirgistani shpall gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar me Taxhikistanin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kirgistani ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Batken, në kufi me Taxhikistanin, në kohën e përleshjeve, tha Ministria e Situatave Emergjente.

Vendimi u mor të premten vonë për ta siguruar sigurinë e qytetarëve, për ta kryer punën e evakuimit dhe rivendosjes së popullsisë, për t’i parandaluar humbjet njerëzore dhe për t’i mobilizuar forcat përkatëse, sipas deklaratës.

Përleshjet filluan në disa pjesë të kufirit mes dy republikave të Azisë Qendrore të premten në mëngjes.

Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit tha se të paktën 24 persona janë vrarë gjatë përleshjeve.

Tensionet e kanë burimin kryesisht te një mosmarrëveshje kufitare, përfshirë ujitjen, trafikimin dhe kalimin ilegal të kufirit./Nacionale

Lajme të ngjashme