Kina izolon miliona banorë, ekonomia vazhdon me vështirësi - NACIONALE

Kina izolon miliona banorë, ekonomia vazhdon me vështirësi

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kina ka izoluar miliona njerëz pas përhapjes së re të koronavirusit përderisa qeveria po e mban në fuqi politikën e ashpër për parandalimin e virusit pavarësisht nga dëshmitë se një gjë e tillë po e ngulfat ekonominë.

Masat e reja i prekin qytetet nga jugu, në Shenzhen e guangzhou, deri në qytetin bregdetar verior, Dalian, nga perëndimi, në Chengdu, deri në provincën qendrore, Hebei.

Izolimi në Dalian pritet ta prekë rreth gjysmën e popullsisë 6-milionëshe dhe do të zgjasë pesë ditë, ndonëse autoritetet ua kanë zgjatur afatin masave kufizuese në të kaluarën varësisht nga numri i rasteve të reja.

Në Shenzhen, të paktën katër distrikte me rreth nëntë milionë banorë tashmë janë urdhëruar që t’i mbyllin bizneset kulturore dhe të zbavitjes.

Në Gunagnzhou, qytet me gati 19 milionë banorë afër Hong Kongut, u raportuan vetëm pesë raste të transmetuara lokalisht të martën, por autoritetet urdhëruar zona të caktuara në një distrikt që t’i mbyllin hapësirat për zbavitje dhe ngrënien në restorante deri të shtunën.

Në këtë qytet gjithashtu u urdhërua që fillimi i vitit të ri shkollor në çerdhe për fëmijë, shkolla fillore e të mesme të shtyhet, sipas raportimeve të medieve shtetërore të mërkurën.

Lajme të ngjashme