Kina e vendos nën izolim qytetin me mbi 21 milionë banorë, shkak Covid-19 - NACIONALE

Kina e vendos nën izolim qytetin me mbi 21 milionë banorë, shkak Covid-19

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Chengdu, një qytet me një popullsi prej 21.2 milionë banorësh, do t'i nënshtrohet katër ditëve të testimit masiv për Covid-19, pasi të enjten qyteti ka regjistruar 157 infeksioni me virusin.

Banorëve të Chengdu iu është kërkuar nga atoritetet të mos largohen nga qyteti, ndërsa është njoftuar bllokimi për qytetin.

Qeveria shtoi se nga çdo familje do të lejohet një personë për të bërë blerje të gjërave thelbësore, ndërsa nuk është specifikuar se sa kohë do zgjasë ky izolim.

“Gjendja aktuale e kontrollit të epidemisë është jonormale, komplekse dhe e zymtë”, thuhet në njoftim, ndërsa më tej shtohet se “qëllimi është të ndalohet me vendosmëri përhapja e shpërthimit dhe të garantohet shëndeti i të gjithë qytetarëve".

Kina është mbështetur shumë në politikën e saj zero-COVID, pavarësisht shqetësimeve se qasja po mbyt rimëkëmbjen e ekonomike nga pandemia.

Kufizime të ngjashme kanë njoftuar edhe qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Shenzhen në jug dhe Dalian në verilindje.

Lajme të ngjashme