Kimete Berisha: Pas Hekuran Muratit, Arbërie Nagavci është personi më i neveritshëm në Kosovë - NACIONALE

Kimete Berisha: Pas Hekuran Muratit, Arbërie Nagavci është personi më i neveritshëm në Kosovë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Publicistja Kimete Berisha i ka reaguar ministers Nagavci, e cila prapë ka reaguar lidhur me grevat në arsim, ku tha se ‘Mësimdhënësit maqedon dhe bullgar janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të sinqertë sesa mësimdhënësit shqiptarë’

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, tha se Nagavci është “naive”, ndërsa Murati ka reflektuar pas sulmit me miell.

“P.S. Pse Arbërie Nagavci është ministre e arsimit? Cilin test e ka kaluar… Ishte mësuese – u bë ministre! Qysh?”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i Berishës:

Ministresha e Arsimit: ‘Më të mirë bullgarët se shqiptarët’!

Arbërie Nagavci:

‘Mësimdhënësit maqedon dhe bullgar janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të sinqertë sesa mësimdhënësit shqiptarë –

sepse bullgarët e maqedonët e kanë ndërprerë grevën…kur u kanë thënë qeveritë e tyre.

– E mësimdhënësit shqiptarë kanë agjenda të tjera, kanë qëllime të errëta, e dinë ata se sa të ulta i kanë qëllimet – nuk e kanë për pare, se 50

Euro ua kemi dhënë’!

Duhet të jesh naive dhe armik i vetvetes t’i lavdërosh maqedonët e bullgarët në dëm të mësimdhënësve shqiptarë.

Përveç naive, momentalisht Arbërie Nagavci është personi më i neveritshëm në Kosovë, pas Hekuran Muratit, i cili duket se ka reflektuar pas sulmit me miell.

P.S. Pse Arbërie Nagavci është ministre e arsimit?

Cilin test e ka kaluar…

Ishte mësuese – u bë ministre!

Qysh?

A s’është edhe kjo (si krejt të tjerët) analfabete funskionale?

Pse krejt mësimdhënëst janë ‘analfabet funksional’ sipas qeverisë Kurti, e Arbërie Nagavci s’është!

Qysh shpëtoi kjo pa u bërë analfabete!

Cilin libër e ka lexuar në jetë!

‘Meshkujt vijnë nga Marsi’?

– Turshitë a i ka shti!

Lajme të ngjashme