“Këshilltarit fashist dje i ka dalë rroga”: Kelmendi reagon ashpër pasi Hoxha përdori termin “kosovaristë” - NACIONALE

“Këshilltarit fashist dje i ka dalë rroga”: Kelmendi reagon ashpër pasi Hoxha përdori termin “kosovaristë”

3 javë më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi anëtari i LVV-së nga Shqipëria, Elvis Hoxha, i quajti qytetarët e Kosovës “kosovaristë”.

Kelmendi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Hoxha është “këshilltar fashist”.

“Kryeministri duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë si Serbia qysh sonte!”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë.

Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari.

Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga.

Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë - jo!

Idiotësi!

Kryeministri qysh sonte duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë siç i ofendon Serbia!

Lajme të ngjashme