Kërkohet arrestimi i personit që sulmoi grevistët: "Nuk mbahet shteti me sentimente personale" - NACIONALE

Kërkohet arrestimi i personit që sulmoi grevistët: "Nuk mbahet shteti me sentimente personale"

3 javë më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shoqërisë civile, Besart Peci ka kërkuar që qytetari i cili ka provuar të sulmojë Rrahman Jasharajn dhe ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit në një takim me grevistë “të arrestohet nga Policia e Kosovës.”

Peci ka mbështetur në shumë raste Qeverinë e Kosovës, por kësaj here duket se konsideron që Jasharaj dhe punëtorët e arsimit kanë të drejtë në kërkesat e tyre sindikale.

“Këtë qytetarin (gjyshin) që i sulmoi grevistët duhet me arrestu policia e Kosovës.” – ka thënë z. Peci në profilin e tij në Facebook.

Tentimi për të sulmuar z. Jasharaj vjen pas një fushate me sulme personale nga shumë eksponentë të pushtetit, ndër të cilët më i shquari ishte Elvis Hoxha që e lidhi edhe me “parti serbe”.

Hoxha fatmirësisht ka kërkuar falje, por ka vazhduar sulmet ndaj Jasharajt me të tjera akuza.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme