Kapen 27 kg marihuanë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Kapen 27 kg marihuanë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 27 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë në fshatin Mramor të Prishtinës.

Sipas policisë, të dyshuarit i është sekuestruar edhe një veturë, 60 euro dhe 320 dinarë.

Raporti i plotë i PK-së:

Fsh. Mramor, Prishtinë (NN) 09.08.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në veturën e ti janë gjetur dhe sekuestruar 27 kg e 600 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, po ashtu është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 € dhe 320 dinar (para të Serbisë). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme