Kallëzim penal ndaj kryeakademikut Mehmet Kraja, aktivistja thotë "ai e ka vendin në burg" - NACIONALE

Kallëzim penal ndaj kryeakademikut Mehmet Kraja, aktivistja thotë "ai e ka vendin në burg"

4 javë më parë

nga NACIONALE

Aktivistja për të drejtat e grave me mbulesë, Nora Huseinoviq, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kryeakademikut Mehmet Kraja për komentet e tij në një intervistë në transmetuesin publik.

Ajo ka kërkuar edhe dorëheqjen e z. Kraja nga pozita e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AshAK) në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit që e përhapi gjatë intervistës.

Kraja bëri pohime të çuditshme në intervistë duke u shprehur kundër bartjes së shamisë, duke paragjykuar vajzat muslimane që vendosin për bartjen e mbulesës fetare e madje duke thënë edhe se ka “mësymje për krijimin e një Republike Islamike”.

“Pseudointelektualët sikur z. Kraja, të cilët nxisin urrejtje, përçarje e mosdurim mes qytetarëve të Republikës sonë, në mënyrën e cila mund të prish rendin publik, janë të padenjë të udhëheqin një institucion të rendësisë së paçmueshme siç është AShAK!” – ka shkruar aktivistja.

Ajo ka shtuar se vendi i z. Kraja është “në burg” për shkak të veprës penale që ka ushtruar.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme