Kabineti i Albulena Haxhiut shpenzoi mbi 12 mijë euro në tre muaj - NACIONALE

Kabineti i Albulena Haxhiut shpenzoi mbi 12 mijë euro në tre muaj

4 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Kosovës, që udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu, ka dalë me një sqarim për shpenzimet e kabinetit të saj nga 4 prilli 2026 deri më 30 qershor 2026.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026.

Aty bëhet e ditur se shpenzimet e u.d. Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, dhe të kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe janë gjithsej 12,421.39 euro.

Njoftimi i plotë:

SQARIM

Për informim të saktë të publikut, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës publikon pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026.

Shpenzimet për aktivitetet e u.d. Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, dhe të kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe janë gjithsej 12,421.39 euro.

Për të shmangur çdo paqartësi, theksojmë se këto janë shpenzimet që i përkasin periudhës nga marrja e detyrës nga u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, më 4 prill 2026, deri më 30 qershor 2026.

Çdo medium apo palë e interesuar për të dhëna dhe sqarime shtesë mund t’i drejtohet Zyrës së Presidentes në adresën elektronike zprk@president-ksgov.net. Informacioni i kërkuar drejtpërdrejt nga institucioni mundëson raportim të plotë dhe shmang krijimin e perceptimeve të pasakta përmes paraqitjes së pjesshme ose jashtë kontekstit të të dhënave.

Bashkëngjitur gjendet pasqyra e plotë e shpenzimeve për këtë periudhë.

Lajme të ngjashme