Joseph: Votuesit duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk gjejnë konsensus - NACIONALE

Joseph: Votuesit duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk gjejnë konsensus

1 orë më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka kritikuar liderët politikë në Kosovë për mungesën e konsensusit institucional, duke e cilësuar bllokadën aktuale si dëm të drejtpërdrejtë për vendin, në një intervistë për Klan Kosova.

Joseph tha se përgjegjësinë kryesore e mban kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi ai “kontrollon shumicën e votave në Parlament”. Megjithatë, ai theksoi se përgjegjësia nuk kufizohet vetëm te Kurti, por bie mbi të gjithë liderët politikë.

Sipas tij, “votuesit duhet t’i ndëshkojnë të gjithë liderët politikë që nuk gjejnë një konsensus, sepse kjo po e dëmton vendin”.

Joseph vlerësoi se situata nuk e rrezikon stabilitetin e Kosovës, por dëmton zhvillimin demokratik. Ai tha se Kosova mbetet “një vend i qëndrueshëm dhe një demokraci e qëndrueshme”, por shtoi se bllokada politike është sinjal i rëndë për institucionet.

Lajme të ngjashme