Jehona Lushaku për deputetën Doarsa: Ardhja jote në shtëpinë tonë politike është lajm i mirë për LDK-në - NACIONALE

Jehona Lushaku për deputetën Doarsa: Ardhja jote në shtëpinë tonë politike është lajm i mirë për LDK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu, i ka uruar mirëseardhje deputetës Daorsa Kica Xhelili, e cila edhe zyrtarisht sot i është bashkuar kësaj partie.

Lushaku ka shkruar se kauzën për avancimin e gruas në politikë dhe shoqëri do ta fuqizojnë edhe më shumë bashkë me gratë e Forumit.

“Mirëserdhe, Doarsa!Ardhja jote në shtëpinë tonë politike është lajm i mirë për LDK-në dhe Forumin e Gruas në veçanti. Kauzën për avancimin e gruas në politikë dhe shoqëri do ta fuqizojmë edhe më shumë bashkë me gratë e Forumit”, ka shkruar Lushaku.

Lajme të ngjashme