Jasharaj i përgjigjet ministrit Murati për 3 milionë eurot e SBASHK-ut, paralajmëron padi ndaj tij - NACIONALE

Jasharaj i përgjigjet ministrit Murati për 3 milionë eurot e SBASHK-ut, paralajmëron padi ndaj tij

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Finacave, Hekuran Murati.

Paralajmërimi për padi ndaj Muratit po bëhet për arsye të kërcënimeve për ndalje të pagës, ndaj të gjithë atyre që grevojnë.

Jasharaj ka thënë se do të këshillohen me profesonistë të fushës dhe pastaj të marrin masa.

"tentoni të bëjë luhatje te anëtarësia jonë, por kanë qenë e kotë sepse ne nuk ia ndalim në paga paratë mësimdhënësve. Po Hekurani me qëllim nuk e ka lexu as ligjin sindikal. Statuti na obligon dhe të gjithë punëtorët e arsimit e dinë se 40 përqind i kthehen shkollave, 10 për qind mësimdhënësve, edhe mediat e dinë që ne kemi dërguar në deti, bëjmë trajnime etj. Këtë buxhet nuk e kemi për të shpërndarë rroga sepse s'kemi takat", ka thënë ai në konferencë.

Jasharaj ka thënë se zyrtarët e shtetit nuk po i ndalin udhëtime.

Ndryshe dje Murati ngriti dyshime për 3 milionë eurot e SBASHK-ut.

Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë euro, ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë, ku janë këto mjete”, ka thënë ministri Murati në konferencën për media.

Lajme të ngjashme