Jahjaga ngushëllon për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II: Takimi me të, privilegji më i madh i jetës - NACIONALE

Jahjaga ngushëllon për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II: Takimi me të, privilegji më i madh i jetës

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së mbretëreshës Elizabetë II.

Jahjaga në një shkrim në Facebook, kapublikuar pamje nga takimi me të, të cilin e quajti “një nga privilegjet më të mëdha jetësore”.

“I shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta Familjes Mbretërore, institucioneve dhe qytetarëve britanikë për këtë humbje të madhe”, ka shkruar tutje Jahjaga.

Postimi i plotë i ish-presidentes Jahjaga:

Për 70 vjet, Mbretëresha Elizabetë II ka qenë burim i unitetit, forcës dhe qëndrushmërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Commonëealth.

Sensi i saj i detyrës i ka fituar asaj respektin e qytetarëve të saj, dhe përtej. Lartmadhëria e Saj ka qenë një ikonë dhe inspirim për shumë, nga lindja në perëndim. Për mua, takimi me të, në emër të popullit të Kosovës, ka qenë një nga privilegjet më të mëdha jetësore, të cilin do ta mbajë në memorje përjetë!

I shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta Familjes Mbretërore, institucioneve dhe qytetarëve britanikë për këtë humbje të madhe

Lartmadhëria e Saj u prehtë në paqe!

Lajme të ngjashme