Ismaili për ministren Haxhiu: Kurrgja nëse s'çohet Albulena me protestue prapë para ministrisë së Xhelalit - NACIONALE

Ismaili për ministren Haxhiu: Kurrgja nëse s'çohet Albulena me protestue prapë para ministrisë së Xhelalit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka ironizuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përmes Facebook, njoftoi për një rast të dhunimit në Kosovë.

Mirëpo, lajmërimi i saj në Facebook, u pa si veprim jo i duhur.

Ismaili duke ironizuar ka thënë se Haxhiu ka harruar që është që dy vjet në pushtet dhe kësisoj duhet të punojë e jo të shkruaj shkrime në Facebook, si të ishte në opozitë

Kurrgja nëse s'çohet Albulena nesër me protestue prapë para ministrisë së Xhelalit. Opozitare n'shpirt: nji status, të nesrit nji protestë qaty, edhe u mshel kjo temë. Se mos po habitesh pa hiri me u kujtue se qe gati dy vjet je në pushtet.”, ka shkruar ai.

Kutjojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë mbrëmjes të së hënës konfirmoi një rast tentim dhunimi në Facebook. Shkrimi i saj nuk u pritë mirë pasi që ministrja duhet të veprojë në këso raste dhe jo të bëjë raportime në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme