Ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj mbërrin në Kosovë, familjarët e presin me lot në sy - NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj mbërrin në Kosovë, familjarët e presin me lot në sy

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është pritur nga familjarët e tij Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi.

Lajmin për lirimin e tij sot e ka konfirmuar për Dukagjinin e ka konfirmuar vëllai i tij.

Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024.

Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, Dakaj kishte dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, respektivisht, deri më 3 shkurt 2024.

Ndërsa me datë 10.01.2024, z.Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”.

Gazeta Demos ka publikuar pamje nga pritja e ish-ushtarit Dakaj.

Lajme të ngjashme